Një grua ka raportuar në polici se është ngacmuar në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale nga një burrë, shtetas i Serbisë.
Rasti është raportuar më 8 shtator në Mitrovicën e Veriut.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.