Një muaj paraburgim sulmuesit të drejtorit të Inspektoratit në Pejë

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar të mërkurën një muaj paraburgim të dyshuarit A.Q., për shkak të veprës penale të lëndimit të lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Konkretisht për shkak të sulmit fizik ndaj drejtorit të Inspektoratit Komunal, Leotrim Murtezaj, dhe dy zyrtarëve të tjerë komunalë nga i dyshuari A.Q. Këtë mase të caktuar e ka konfirmuar të enjten zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti.

Sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria Themelore e Pejës për caktimin e masës së paraburgimit, A.Q, dyshohet se bashkë me M.K., i cili ende gjendet në arrati, me datën 16 nëntor në një lokal në qendër të qytetit i kanë sulmuar me grushte dhe shishe tre zyrtarët komunalë, shkruan sot Koha Ditore.

Masa e caktuar e paraburgimit prej një muaji nga gjykata ndërlidhet edhe me rrezikun se i dyshuari A.Q. mundet prapë të arratiset, sikur që është arratisur pas sulmit fizik që dyshohet se e ka kryer atë natë ndaj tre zyrtarëve të Komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme