Një muaj paraburgim të miturve në Prizren, u morën para viktimave nën kërcënimin e thikës dhe qenit

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, ndaj të miturve G.K., dhe H.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të miturit G.K., dhe H.B., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: detyrim, mbajtje në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturve G.K., dhe H.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Të miturit G.K., dhe H.B., në bashkë kryerje, nën përdorim të forcës me mjete të rrezikshëm- thikë si dhe një qenë të racës ‘’Pit Bull’’ i kanë detyruar dy të dëmtuar, që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre duke i ‘u marrë me forcë një shumë të të hollave,

Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprës penale, si dhe faktik se procedura penale është në fazën përgatitore në këtë çështje do të ndërmerren veprime të tjera hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti në lidhje me të miturit, duhet të merret deklarimi i të miturve dhe të dëmtuarve edhe para Prokurorisë.

Gjithashtu me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin sjelljen e mëparshme të të miturve të cilët janë të regjistruar edhe si kryerës të veprave tjera penale, andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse të miturit lihen në liri do të përsërisin ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre si dhe do të kishte edhe ndikim negativ në opinion shoqëror dhe në rrethin ku jetojnë të miturit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme