Një nga emrat më të mëdhenj të hip-hopit shqiptar vjen në Sunny Hill

Prishtinë | 16 Kor 2026 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Sunny Hill Festival edhe këtë vit do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë skenës shqiptare, duke sjellë një listë të pasur me artistë të njohur dhe emra të rinj që do të performojnë para publikut në Prishtinë.

Një nga emrat që ka vulosur historinë e hip-hopit shqiptar, Lyrical Son vjen në skenën e Sunny Hill Festival për të sjellë energjinë që vetëm ai di ta krijojë.

Si pjesë e PINT, ai ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme, duke sjellë hite që kanë shënuar një epokë në muzikën shqiptare.

Këngë si “Njoni Prej Nesh”, “ Pse t’fola ”, “Hey Girl”, “Hey Hey Hey ”, “ Tabullarasa” dhe shumë të tjera vazhdojnë të këndohen nga publiku edhe sot, duke e bërë Lyrical Son një prej artistëve më të dashur dhe më me ndikim në skenën shqiptare.

Bëhuni gati ta përjetoni live në Sunny Hill Festival, me 31 korrik, 1, dhe 2 gusht!

Duhet theksuar se festivali i këtij viti do të sjellë spektakël me shumë emra të mëdhenj të muzikës botërore, që do të kulmojë me super-yllin global të muzikës pop, Katy Perry.

Për këto net magjike, të muzikës dhe spektaklit, biletat mund t’i gjeni në këtë link: LINKU

Të ngjashme