Një person gjendet pa shenja jete në rrugën “Agim Ramadani”, policia nis hetimet

Prishtinë | 05 Sht 2026 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në rrugën” “Agim Ramadani” afër një staconi të autobusit në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Raporti i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 04.09.2026-19:41. Është raportuar se në stacionin e autobusëve në rrugën e lartcekur është gjetur një person mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme