Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti trafiku në Rahovec.
Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, përcjell Klankosova.tv.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është goditur nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës. I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në raportin e policisë.