Një pjesë e lagjes “Sofalia”, qe tri ditë pa ujë

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 15:00 | Nga
Banorëve të lagjes “Sofalia”, përveç të nxehtit të madh, iu ka shfaqur edhe një problem tjetër.
Në këto temperatura të larta ata po ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm qe gati tri ditë, raporton lajmi.net

Bëhet fjalë sidomos për banorët dhe shtëpitë të cilat gjenden në pjesën e sipërme, në afërsi të shkollës së mesme “Gjin Gazulli”.

Banorët kanë shprehur shqetësimin dhe frikën e tyre, se uji në këto ditë të nxehta është tepër i nevojshëm.

Ata nuk i dinë arsyet për këto reduktime, kurse qe tri ditë atë lagje nuk e ka vizituar asnjë ekip i Ujësjellsit.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi, por nuk janë përgjigjur në telefon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme