Një qytetar nga Deçani humb betejën me COVID-19

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 ka vdekur një qyetar nga kjo komunë, pesë të tjerë janë shëruar, ndërsa 2 qytetarë janë konfirmuar pozitivë.

Rastet pozitive janë një nga Baballoqi dhe një nga Deçani.

“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 236 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 175 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 50 raste janë akoma aktive”, shkruan tutje Ramosaj

Të ngjashme