Një reagim nga Tirana: Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende s’e ka uruar Shqipërinë

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e ka kapur një detaj të rëndësishëm që flet shumë për marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Express.

Spahiu ka shkruar se aq shumë mllef ka mes nesh, saqë Kosova zyrtare nuk e ka uruar ende Shqipërinë për zgjedhjet.

“Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet, ndonëse komshinjtë grek, turq dhe maqedonas e bën të parët”, shkroi ai.

“O Zot i Madh sa mllef kemi mes vetes!”, ka shtuar Spahiu.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama e urrejnë njëri-tjetrin.

“Hajde prit bashkim prej të tyre kur urrejnë njëri-tjetrin”, shkroi Spahiu.

Të ngjashme