Një shtetas i huaj vdes në rrethana të dyshimta në Prishtinë, fqinjët japin detaje

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 10:00 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në Prishtinë si pasojë e një zjarri. Dyshohet se viktima është një shtetas i huaj, nga vendet e Lindjes, raporton Ekonomia Online.

Nga burime jo zyrtare thuhet që trupi i pajetë nuk është vetëdjegur siç është raportuar por që ka shenja të mjetit të ftohtë thikës në trupin e tij, dhe ende nuk dihen arsyet e rastit.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, zëdhënësi për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, tha Borovci.

Ndërsa, disa nga banorët këtu afër, duke mos pranuar që të flasin para kamerës thanë që nuk kanë informacione mbi këtë rast të ndodhur, por që sipas tyre një pjesë e shtëpisë thuhet se ka qenë e banuar, kurse pjesa tjetër është shfrytëzuar nga banorë të cilët kanë qenë shtetas të huaj sirianë.

Tutje ata thonë se shtëpia e banorit kosovar shpesh herë ka qenë cak i grabitjeve.

Shenasi Kelmendi, banor afër shtëpisë tha se shumë herë kanë pasur probleme me disa prej banorëve sirianë që kanë shfrytëzuar këtë shtëpi, për qëllime të ndryshme dhe për këtë e kanë njoftuar edhe policinë.

No description available.

Të ngjashme