Një video e çuditshme është publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, faqe në Facebook ku qytetarët raportojnë për parregullsi apo probleme të ndryshme në Prishtinë. Në këtë video që thuhet se është realizuar në Rrugën B, shihen disa qenë duke u futur në një lokal që ndodhet në këtë pjesë të Prishtinës. “Kryetar Perparim Rama, mendoj […]
Një tufë qensh futen në një lokal në Prishtinë, rrëzojnë karriget e krijojnë kaos

Një video e çuditshme është publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, faqe në Facebook ku qytetarët raportojnë për parregullsi apo probleme të ndryshme në Prishtinë.
Në këtë video që thuhet se është realizuar në Rrugën B, shihen disa qenë duke u futur në një lokal që ndodhet në këtë pjesë të Prishtinës.
“Kryetar Perparim Rama, mendoj qe situata është shqetësuese tash e një kohë dhe duhet të ndërmerren masa. Ku janë premtimet dhe strategjitë për strehimoret? Rruga B”, thuhet në përshkrimin e videos.











