Një uragan i fuqishëm godet Rusinë, humbin jetën tre persona

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë humbur jetën nga një uragan që ka goditur Sverdlovskin, pjesën qendrore të Rusisë.

Erërat kanë shkulur pemët, shenjat e komunikacionit, duke shkatërruar tarracat dhe kulmet e shtëpive. E fuqia e erërave ka arritur shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë.

Janë dëmtuar edhe objekte të shumta afariste, e në Jekaterinburg erërat kanë shembur një vinç ku si pasojë ka humbur jetën një punonjës.

Në qytetin Aramil erërat kanë shkulur kulmin e një objekti shumëkatësh, duke bërë që një burrë të bie për vdekje nga lartësi e madhe

Si rezultat i uraganit kanë mbetur pa energji elektrike mbi 100 mijë banorë të kësaj zone, që thonë se erëra të tilla nuk kanë përjetuar kurrë më parë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme