Një viktimë dhe 21 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Prej disa javësh Shqipëria po njeh një situatë pozitive sa i takon Covid-19, ku rastet e reja mbetet në nivel minimal ndërsa rastet aktive kanë rënë ndjeshëm.

Gjatë ditës së fundit janë zbuluar 21 infektime të reja nga 2 807 testime të kryera. Nga ana tjetër, pas dy ditë ku nuk pati asnjë viktimë nga coronavirus, sot ka humbur jetën një pacient 77 vjeç nga Tirana.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Ditën e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga kjo situatë e përmirësuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendim për lehtësimin e disa masave duke nisur nga data 1 qershor. Komiteti vendosi për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura ndërsa do të vijojë të përdoret në ambientet e brendshme dhe në transportin publik, ndërkohë që ora policore shtyhet deri në orën 23:00.

Statistika (28 Maj 2021)

Testime totale 712,271

Raste pozitive 132,285

Raste të shëruara 129,097

Raste Aktive 740

Humbje jete 2,448

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme