Ekonomia Online
FUNDIT

Një vit burg për të akuzuarin që kanosi një person me sëpatë në Ferizaj

Një vit burg për të akuzuarin që kanosi një person me sëpatë në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burgim të pandehurin F.A., pasi e ka shpallur fajtor për veprën penale të kanosjes. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, aktgjykimi është shpallur sot nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal. Në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri akuzohet se më datë 8 mars 2026, rreth […]

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burgim të pandehurin F.A., pasi e ka shpallur fajtor për veprën penale të kanosjes. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, aktgjykimi është shpallur sot nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal.

Në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri akuzohet se më datë 8 mars 2026, rreth orës 11:45, në një fshat në Komunën e Ferizajt, me qëllim të frikësimit e kanos të dëmtuarin – akuzuarin V.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme dhe shqetësimeve të vazhdueshme që i’a bënte i akuzuari lidhur me pronën, ashtu që me dashje dhe me qëllim të frikësimit me mjet (sëpatë) e mbanë lartë në pozicion të përshtatshëm për t’i shkaktuar lëndime trupore, pastaj e kanos me fjalë “qetash ta … (fjalë fyese)… e nanës që po mi thirr policinë” me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për jetën e tij.

Po ashtu, gjykata ka marrë edhe një aktvendim të veçantë, me të cilin F.A. është dërguar në paraburgim deri në formën e prerë të aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Të ngjashme