Njëri nga dëshmitarët e masakrës së Izbicës thotë se krimi u krye nga serbët e fshatrave përreth

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Forcat policore e ushtarake të Serbisë, para 23 vjetëve kryen në Izbicë masakër ndaj 147 shqiptarëve të Kosovës.

Njëri nga dëshmitarët e këtij krimi të përgjakshëm serb, Agim Bajrami, ka rrëfyer për Klan Kosovën, tmerrin e asaj dite për të cilin thotë se e përjetuan shumë rëndë.

”Ka qenë e rëndë. Atë ditë njerëzit kanë qenë në lëvizje nga të gjitha anët. Se ka qenë fshat, që ka pasë bukë, ka pasë ujë. Këtu edhe janë tubu njerëzia. E kanë ditë që ka strehim të mjaftueshëm. Është edhe një gjë tjetër që Belica, një fshat këtu afër i banuar me serbë, në çdo luftë, gjithmonë janë pre me fshatin tonë, kështu që ata janë hakmerrë. Dhe kjo është pasojë e serbëve lokalë, me Bajë, me Suriganë, me këtë pjesë që lidhen pra që kanë qenë fshatrat serbe”.

I pyetur se a janë dyshimet e tij tek banorët e një prej fshatit fqinj që veçse i kanë kry këto masakra, ai u përgjigj:

”Sigurisht. Aty nuk ka dyshim. Ata kanë qenë udhëheqësit kryesorë. Për ata edhe është bo edhe kjo masakër”.

”Më shumë ka pasë të vrarë se të gjallë, sa kemi punu me i shti në dhe. E rëndë ka qenë shumë”.

Agim Bajrami njëherësh ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

28 marsi i vitit 1999, ishte dita e Kurban Bajramit, kur forcat serbe pasi hasën në rezistencë në disa fshatra si Ozdrim, Kodër të Hotit dhe disa fshatra, u kthyen në fshatin Izbicë ku ishin të strehuar banorë të 53 fshatrave nga komuna e Skenderajt.

Për më shumë ndiqni materialin e përgatitur nga gazetari Valdrin Ibishi.

Të ngjashme