Njihet si një nga vajzat më të bukura në vend, kjo është gruaja e Vedatit të Stupcave

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Mori vëmendje të madhe prej kur u bë pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’. E kemi fjalën për aktorin e njohur Vedat Bajrami.

Ai po vazhdon të krijojë situata nga më të ndryshmet ku nuk mungojnë as batutat e këndshme. Por ne vazhdim po ju njohim me bashkeshorten e tij bukuroshe.

Quhet Allmira dhe konsiderohej si një ndër vajzat më të bukura në vend.
Allmira është nga Rahoveci dhe aktivitetin si miss e modele e nisi në qytetin e Prizrenit.

Ajo fitoi edhe çmimin e madh “The Best Model of Kosova” dhe kështu nisi një karrierë të suksesshme në botën e modelimit, shkruan Kosovarja.

Allmira sot është e martuar me aktorin e njohur të humorit Vedat Bajrami. Ata, janë bërë prindër dhe janë shumë të lumtur përkrah njëri tjetrit.

Të ngjashme