Njihuni me biznesmenin i cili ndihmoi 251 vajza për tu martuar

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Biznesmeni i njohur Mahesh Savani i cili ka një kompani të diamanteve, është i njohur edhe për zemërgjerësinë e tij në Surat të Indisë.

Ai që nga viti 2012 ka ndihmuar me organizimin e dasmës dhe lehtësimin e martesës nga ana financiare rreth 900 vajza të varfra që të martoheshin sipas ritualeve dhe zakoneve të tyre, njofton Klan Kosova.

Rreth 500 prej këtyre vajzave janë jetime, disa me aftësi të kufizuara e disa edhe me infeksionin HIV, prej këtij numri ai ka arritur që këtë vit të kryej të gjitha obligimet e një babi për 251 vajza, duke iu siguruar jetesën para martesës si dhe mbas.

Ai këtë vepër e quan si një bekim nga ana e Zotit, dhe është i kënaqur kur sheh njerëz të lumtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme