Njoftim zyrtar: Raiola nuk ka vdekur

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Është dashur një njoftim zyrtar nga vetë profili i Mino Raiolas për ta qartësuar situatën, ku ai u shpall i vdekur të enjten.

Raiola është në gjendje kritike, por megjithatë ende gjallë, sipas njoftimit nga profili i tij zyrtar në Twitter.

Për vdekjen e tij raportuan mediumet më të mëdha italiane, por edhe ato ndërkombëtare, përfshirë Eurosport, AS, BBC, Marca e shumë të tjera.

Madje pati shkruar edhe Real Madridi, duke i shprehur ngushëllime familjes së Raiolas.

Të ngjashme