Njoftime për bomba në më shumë se 100 shkolla në Beograd

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një numër i madh i shkollave fillore në Beograd, 97 prej tyre, si dhe disa shkolla të mesme kanë marrë njoftime për bomba sot në mëngjes, njoftoi Ministria e Arsimit. Pas kontrolleve të hollësishme në shumicën e shkollave, u konstatua se njoftimet ishin të rreme.

Raportet, ndër të tjera, kanë mbërritur në shkollat ​​fillore “Starina Novak”, “Mbreti Petar i Dyti Karagjorgjeviq” në rrugën Maruliqeva, “Vlladimir Roloviq”, “Gjura Jakshiq”, “Danillo Kish”, “Shën Sava”, “Drinka Pavlloviq”, “Radomir Putnik”, “Kosta Abrasheviq” në Resnik, “Karagjorgje” në Karaburmë si dhe në disa shkolla të tjera të Beogradit dhe Zemunit, por edhe në Gjimnazin Filologjik, transmeton Paparaci.

Pas kontrollit të detajuar të ekipeve kundër diversionit të MPB-së serbe në një numër të madh shkollash, u konstatua se raportimet për bomba të vendosura ishin të rreme, pretendohet në kumtesën e ministrisë.

“Nxënësit janë kthyer në mësime dhe në shkollat ​​ku kontrolli i sigurisë është ende në vazhdim, nxënësit janë dërguar në shtëpi. Pas përfundimit të inspektimit në shkollë, nxënësit do të kthehen në mësime”, theksojnë në ministri.

Raportet kanë mbërritur në orët e hershme të mëngjesit, në një nga shkollat ​​ishte ora 6.15.

Sipas N1 edhe fëmijët e Gjimnazit Filologjik janë dërguar nëpër shtëpi.

Të ngjashme