Njohësi i çështjeve të sigurisë: Buxheti për FSK-në i mjaftueshëm, i përmbushë objektivat

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 08:07 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë se buxheti i planifikuar për vitin 2020, për Forcën e Sigurisë është i mjaftueshëm dhe i përmbushë objektivat e parapara.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se buxheti i  aprovuar në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar,  është në përputhje me parashikimet për ndarjen e 10% të buxhetit të shtetit për 10 vitet e ardhshme.

“Sa e kam parë unë buxhetin janë ndarë mjetet që janë të parashikuara për transformimin e FSK-së nga një mision civil çfarë e ka pasur,  në Forcat e Armatosura, pra në 10% dhe ajo do të jetë në 10 vitet e ardhshme  në vazhdim. Është çështje e opozitës kritikat që i kanë bërë, mirëpo buxheti si buxhet është planifikuar edhe pse ngutshëm” ka thënë Ibishi.

Ibishi më tutje ka lavdëruar punën e deritanishme të FSK-së,  duke u shprehur se ajo ka treguar kapacitetet e saja në detyrat që ka pasur deri tani dhe në çfarëdo situate. Sipas tji, FSK-ja, mundet pa problem dhe përgjegjësi të kryej detyrat për çfarë është e mandatuar.

“FSK-ja veç  ka treguar kapacitetet e saja  është në fazën e tranzicionit, rritjes së kapaciteteve edhe njerëzore edhe në aspektit të mjeteve, të pajisjeve dhe ajo mundet pa problem dhe me shumë përgjegjësi të kryejë detyrat për të cilat veç ju ka dhënë mandati”

Nuredin Ibishi është shprehur se kritikat e opozitës për buxhetin në tërësi nuk qëndrojnë,  pasi buxheti i planifikuar i përmbushë objektivat e parapara.

“Rritja e pagave është çështje tjetër, që kërkojnë  një trajtim tjetër, për të cilën vendos Gjykata Kushtetuese, mirëpo për çështje të tjera sa i përket aspektit të resurseve  edhe në nivel qendror edhe nivel komunave ai çfarë është i shpërndarë sipas zërave buxhetore në mënyrë të planifikuar mirë dhe e shpërndarë ashtu siç duhet. Buxheti i përmbushë objektivat e parapara”, shtoi ai.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 14 dhjetor 2018 tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Ndonëse emri i FSK-së nuk ka pësuar ndryshime për shkak të pamundësive për ndryshime kushtetuese, ligjet e miratuara janë vlerësuar  se i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa viteve.

Bëhet fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të ngjashme