Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Abu Dhabi

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Abu Dhabi.

Ka ardhur medalja e parë e artë për Kosovën në Grand Slamin, i cili po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Është xhudistja pejane, Nora Gjakova, e cila ka triumfuar në finale dhe ka fituar medaljen e artë.

Fitorja e Nora Gjakovës erdhi me një ippon maestral, për më pak se një minutë ndaj ruses Anastasia Konkina.

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova, triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kjo fitore shkon edhe në të mirë të ranglistës së Kosovës, pasi ajo ka fituar edhe 1 mijë pikë Olimpike.

Ndryshe, më herët medalje të argjendtë në këtë Grand Slam të Abu Dhabit fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

Nora Gjakova??️ fiton medaljen e artë? në Abu Dhabi 2018+++Me një ippon maestral, për më pak se një minutë, Nora…

Posted by Kosovo National Olympic Committee on Saturday, October 27, 2018

Të ngjashme