Milot Rashica po bën paraqitje pozitive në fanellën e Norwich Cityt. Futbollisti kosovar së fundmi e gjeti edhe golin e parë në Premierligë pasi realizoi ndaj Liverpoolit, ndërsa paraprakisht kishte shënuar në FA Cup ndaj Charlton Athletic, shkruan “Gazeta Express”. Ish-futbollisti i Werder Bremenit është angazhuar maksimalisht dhe disa herë është zgjedhur lojtari më i […]
Norwichi e komplimenton Rashicën: Po luan çdo ditë e më mirë

Milot Rashica po bën paraqitje pozitive në fanellën e Norwich Cityt.
Futbollisti kosovar së fundmi e gjeti edhe golin e parë në Premierligë pasi realizoi ndaj Liverpoolit, ndërsa paraprakisht kishte shënuar në FA Cup ndaj Charlton Athletic, shkruan “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Werder Bremenit është angazhuar maksimalisht dhe disa herë është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes tek skuadra e tij, të cilët fatkeqësisht nuk po i ecin punët fort mirë në Premierligë.
E tash, Norwichi përmes një postimi në rrjetet sociale e ka komplimentuar futbollistin kosovar, të cilin e transferoi verën e kaluar.
“Me qëndrueshmëri dhe vazhdimësi vjen besimi. Paraqitjet e Milotit sa po vijnë e po bëhen gjithnjë e më të mira”, ka shkruar klubi i Premierligës.
? DS: “With consistency comes confidence. Milot’s performances have been getting better and better.”#NCFC | #SOUNOR pic.twitter.com/GdSjQvm6bi
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) February 24, 2022
















