Nuk i lejojnë të mbajnë tubimin “Drejtësi për Kujtimin”, aktivistët padisin policinë

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti Gazmend Qyqalla ka paditur Policinë për moslejimin e tubimit me distancë fizike për dorëzimin e peticionit “Drejtësi për Kujtimin”.

Në njoftimin për media thuhet se Policia e ka ndaluar mbajtjen e tubimit me vendim ku thuhet se “nuk ekzistojnë kushtet në aspektin e sigurisë për lejimin e tubimit sepse tanimë ekzistojnë shkaqet e epidemisë COVID-19”, pa dhënë arsyetim të mëtutjeshëm.

Më tej bëhet e ditur se avokatja e aktivistit Gazmend Qyqalla, Rina Kika, ka përgatitur dhe ka dorëzuar padinë kundër Policisë së Kosovës për shkeljen e lirisë së tubimit dhe të drejtës në trajtim të barabartë”.

Sipas Kikës vendimi i Policisë është i paligjshëm meqë është diskriminues, nuk përmban arsyetim për shkaqet dhe rrethanat që kanë qenë vendimtare gjatë vlerësimit të lajmërimit të tubimit dhe nuk thirret në asnjë bazë ligjore për ta mbështetur kufizimin e lirisë së tubimit.

Më 11 korrik 2019, poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në lagjen ‘Xhemail Mustafa’ të Fushës Kosovës, u gjet i vdekur K.Veseli 11 vjeç.

Ai, sipas familjes, dyshohet se u dhunua seksualisht dhe pastaj u vra nga një person derisa po kërkonte kanaçe në rrugët e këtij qyteti.

POLICIA NDALON TUBIMIN ME DISTANCË FIZIKE PËR DORËZIMIN E PETICIONIT DREJTËSI PËR KUJTIMIN! AKTIVISTËT I REAGOJNË ME…

Gepostet von Drejtësi për Kujtimin am Freitag, 28. August 2020

Të ngjashme