Numërimi i votimit në Shqipëri drejt fundit -PS prin me 73 deputetë, PD me 59

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Kur kanë mbetur më pak se 10 për qind të numërimit të vendvotimeve në Shqipëri nga zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 25 prill, Partia Socialiste është duke prirë ndaj Partisë Demokratike.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri në ora 09:00 janë numëruar 4,721 qendra votimi nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri, nga të cilat PS-ja deri tani ka marrë 681,527 vota apo 48.61 për qind, ndërsa PD-ja ka 552,146 vota apo 39.39 për qind.

Lëvizja Socialiste për Integrim deri më tani ka 96,903 vota apo 6.91 për qind, kurse PSD-ja ka 31,523 vota apo 2.25 për qind.

Kthyer në mandate, aktualisht PS ka 73 deputetët nga 140, ndërsa PD ka 59 deputetë. LSI ka 5 deputetë dhe PSD me 3 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme