Numërohen mbi 95% e votave, KQZ-ja jep të dhënat e fundit

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 09:31 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar të dhënat më të fundit nga rezultati i zgjedhjeve. Deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm janë numëruar 5.112 kuti nga 5.362 gjithsejt.

Zëdhënësja e KQZ-së ka bërë me dije se janë numëruar 95.34 për qind e votave dhe se kutitë e mbetura janë në rrethet e vendit.

Nga numërimi i deritanishëm, PS ka siguruar 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme