Numri i të vdekurve nga COVID-19, më i vogli në një muaj e gjysmë

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, është numri më i vëgël në më shumë se një muaj e gjysmë.

Në raportin e IKSHPK-së, sot është regjistruar një viktimë, derisa një numër kaq i ulët nuk ishte në Kosovë që nga 12 korriku, kur ishte shënuar po ashtu një viktimë.

Më 12 korrik numri i viktimave ishte 102, kurse sot numri i viktimave është 499. Pra, që nga 12 korriku në Kosovë janë regjistruar 397 viktima nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive aktualisht është 13.100 nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 të vdekur. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste. Numri i rasteve aktive është 3.362.

Të ngjashme