Nuset mbretërore si Kim Kardashian

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 13:12 | Nga

Meghan Markle dhe Kate Middleton po shkojnë drejt rrugës së Kim Kardashian dhe Blac Chyna duke krijuar emotikone të tyre personale.

Kompania e quajtur DRKHORS ka dorëzuar dokumente për markën tregtare KateMojis dhe MeghanMojis.

Bëhet e ditur se këto të dy do të jenë ndryshe. KateMoji do të fokusohet rreth Kate dhe familjes së saj mbretërore, derisa MeghanMoji do të fokusohet rreth asaj se si Meghan dhe Harry bien në dashuri.

Secila paketë do të përfshijë thëniet dhe frazat britanike, si p.sh. “Princesha amerikane” dhe “Mashtrues i bezdisshëm”, të cilët tashmë janë në faqen e internetit të kompanisë së bashku me disa prototipa të KateMoji dhe MeghanMoji.

Përfaqësuesi i DRKHORS ka treguar se këto emotikone janë planifikuar të publikohen në maj të këtij viti, kështu që do të jenë në kohë për dasmën mbretërore.

Aplikacioni do të kushtojë 1.99 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme