Nxënës dhe mësues nga Kosova po qëndrojnë në Turqi, do të vizitojnë 6 universitete

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 16:21 | Nga

Gjatë vizitës shtatë ditore të 40 pjesëmarrëse nga Kosova në mesin e tyre drejtorë shkollash, mësimdhënës, nxënës-maturantë, studentë, prindër dhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë u zhvillua takimi me rektorin dhe dekanët e Universitetit “ Haci Bektaşi-Veli” në Turqi.

Delegacionin nga Kosova e priti në takim edhe rektori e përfaqësuesë të Universitetit “Ahi Evran “ në Kirşehir dhe “Ömer Halis Demir” në qytetin Niĝde, transmeton Ekonomia Online.

Në mes të rektorit dhe Drejtorit të Insitutit “Yunus Emre” në Prishtinë Mehmet Ülker fillimisht në shenjë respekti shkëmbyen edhe disa dhurata, simbole tradicionale të të dyja vendeve.

Ülker dhuroi në Kapadokya  një “plis” si simbol i veçantë i popullit shqiptar dhe më pas diskutuan për programet e studimit të këtij Universiteti dhe mundësinë e bashkëpunimit.

Sipas agjendës, delegacioni nga Kosova do të vizitojë  edhe  gjashtë universitete të tjera në vende të ndryshme turke, deri më datën 5 Maj për t’u njohur me mënyrën e studimit dhe formën e aplikimit për studime në ato Universitete. Do të ketë prezantime të ndryshme të projekteve dhe trajtimi të çështjeve sociale”, thuhet në një komunikatë nga Insituti “Yunus Emre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme