Objekti i rinovuar i Gjykatës Speciale në Hagë

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 13:57 | Nga

Ndërtesa e vjetër e policisë evropiane Europol në Hagë të Holandës po rinovohet për tu kthyer kështu në objektin e Gjykatës Speciale për Kosovën.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ku shihet renovimi i disa pjesëve të objektit.

Gjykata Speciale është themeluar në gusht të vitit 2015 nga Kuvendi i Kosovës, me 89 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime përmes miratimit të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Më 7 shkurt 2017, u emëruan nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, autoriteti emërues, Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë.

Ndërsa, avokati i popullit në Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar është emëruar, Pietro Spera, e kryeprokuror i Gjykatës Speciale është emëruar prokurori amerikan Jack Smith.

Po ashtu, Gjykata Speciale ka akredituar edhe 87 avokatë profesionistë të fushës së drejtësisë nga Kosova, Serbia, dhe një numër vendesh të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme