OBSh-ja dhe Gjermania i dhurojnë ShSKUK-së donacion prej 2 milionë € në luftë kundër Covid-19

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 13:26 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë i kanë dhuruar donacion: pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej mbi 2 milionë euro Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Ministri në detyrë, Armend Zemaj, me këtë rast ka falënderuar qeverinë gjermane për ndihmën e dhënë duke shtuar se këto pajisje do të lehtësojnë punën për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ky është donacioni i radhës i miqve të Kosovës i partnerëve tanë, qeverisë gjermane. Ky donacion përmban shumë pajisje në vlerë prej 2.17 milionë euro më fokus luftën kundër Covid-19”.

“Shpreh falënderimin e MSh-ja për këto pajisje që do të lehtësojnë punën për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Faleminderit edhe OBSh për shërbimin korrekt”.

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se ndihma e shteti që përfaqëson do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai ka bërë thirr që të respektohen masat anti-Covid, duke shtuar se virusi është ende kërcënues, raporton EO.

“Gëzohem që pata rastin të kthehem këtu në një mjedis shumë familjar. E gjithë Evropa po përjeton një valë të dytë të virusit dhe askush nuk është i sigurt kështu vetëm të bashkuar do të arrijmë ta menaxhojmë”.

“Qeveria e Gjermanisë është e lumtur që ka mundësi të ndihmojë Kosovën me 100 ventilatorë në luftën kundër Covid 19”.

“Ky donacion është pjesë e një donacioni edhe më të madh. Këtu ka disa pajisje mbrojtëse, kurse kemi ndarë edhe 5 milionë euro për të mbështetur Qeverinë këtu në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike”.

“Virusi është akoma kërcënues andaj bëjë apel për respektim të masave të vendosura”.

U.d i drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi, tha se vetëm nëse ekziston vullneti i përbashkët mund të ia dalin që ta mposhtin Covid-19.

Ai ka garantuar se secila pajise do të ruhet e mirëmbahet, raporton EO.

“Pandemia na ka bërë familje të madhe që bashkë ta mundim këtë të keqe. Këto pajisje dhe shumë të tjera janë ndihma më e mirë e zyrës së OBSh-së dhe e miqve tanë gjerman”.

“Ky donacion përfshinë 200 ventilatorë.  Ku 140 prej tyre janë për herë të parë në Kosovë”.

“Me këto pajisje e bëni punën tonë më të sigurt. Jemi falënderues për ndihmë që i keni ofruar popullit tonë. Secila pajise do të ruhet e mirëmbahet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Të ngjashme