OBSH-ja paralajmëron për një pandemi “të stërzgjatur”

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Pandemia e koronavirusit pritet të jetë e “stërzgjatur”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa shtetet nëpër botë po e kanë të zorshme ta frenojnë përhapjen e virusit.

Të dielen, gjendje e fatkeqësisë u shpall në shtetin australian të Victorias, midis masave të rrepta për futjen në kontroll të krizës.

Në Evropë gjatë fundjavës, Franca dhe Polonia ishin në mesin e shteteve që raportuan një rritje të rasteve me koronavirus, shkruan “Euronews”, transmeton KOHA.

OBSH-ja të dielën e “theksoi kohën e stërzgjatur të kësaj pandemie COVID-19”, pasi që komiteti i saj për gjendje emergjente u takua të premten, për ta vlerësuar gjendjen, gjashtë muaj pasi që e kishte dhënë alarmin, më 30 janar.

Kjo organizatë po ashtu paralajmëroi rreth rrezikut të “lodhjes nga reagimi”, duke pasur parasysh presionet socio-ekonomike mbi shtetet.

“OBSH vazhdon ta konsiderojë tejet të lartë rrezikun që i kanoset botës nga COVID-19”, shkruan në deklaratë.

Të ngjashme