OBSH tregon arsyet pse duhet ta lini duhanin në këtë kohë pandemie

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Minstria e Shëndetësisë ka publikuar disa fotografi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë lidhur me coronavirusin dhe ndikimi i duhanit në shëndetin e njeriut.

Përmes disa fotografive është shpjeguar për arsyet se pse duhet ta lini duhanin gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

“Lënia e duhanit mund t’ju ndihmojë të reagoni ndaj virusit me simptoma më të buta dhe të shëroheni më shpejt”, thuhet në pamfletin e OBSH-së.

Po ashtu, është shpjeguar edhe për riskun e duhanpirësve për t’u infektuar me coronavirus.

Këtu mund t’i lexoni të gjitha të dhënat të publikuara nga OBSH dhe të shpërndara nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Të ngjashme