O’Connell: Korrupsioni nuk po luftohet, dënime simbolike për profilin e lartë

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 10:53 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ruairi O’Connell, Ambasadori i Britanisë së Madhe, tha se Kosova nuk ka sfidë më më madhe sesa luftimi i korrupsionit, e sidomos korrupsioni i nivelit të lartë fenomen ky që e shkatërron demokracinë dhe pengon zhvillimin ekonomik.

O’Connell më tej shtoi se rezultatet në luftimin e korrupsionit mungojnë dhe se dënimet për personat e profilit të lartë janë simbolike, raporton Ekonomia Online.

“Kosova nuk ka sfidë më të madhe sesa luftimin e korrupsionit sidomos korrupsionit të nivelit të lartë ky fenomen e shkatërron demokracinë dhe e pengon zhvillimin ekonomik.  Korrupsioni nuk është dukuri vetëm në Kosovë. Kosovarët nuk janë më të korruptuar se sa të tjerët. Kosovarët janë njerëz të ndershëm dhe të sinqertë, por luftimi i korrupsionit është problem global”.

“Ne kemi nevojë që të kemi Kosovën partner dhe si miq dhe oartnet kemi të drejt të pyesim ku janë rezultatet. Rezultatet mungojnë nuk ka asnjë person të profilit të lartë të dënuar me dënim të lartë për shkak të korrupsionit. Këtë vit prej tre rasteve dy kanë dështuar ku po mbetet llogaridhënia”.

Sipas tij, Kosova ka nevojë ka nevojë të ketë gjyqtarë dhe prokuror të pastër meritor, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarime ai i bërë në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ku u diskutua për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit “Luftë, persekutim apo amnisti në emër të luftës kundër korrupsionit? – Zgjidhja/Vetingu?”.

Gjatë kësaj tryeze u prezantua edhe raporti i monitorimit sistematik të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, i cili përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete se si të shtohet efikasiteti dhe efektiviteti i këtyre sistemeve në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Betim Musliu nga ky Institut, tha se profili i rasteve të korrupsionit që ndiqen në Kosovë, është profil i ulët dhe rrallë herë i profilit të lartë.

Ai ka përmendur që në vitin 2017, kanë qenë tre aktakuza të profilit të lartë, e që dy nga to kanë dështuar në faza të hershme të shqyrtimit gjyqësor, ndërsa është duke u proceduar vetëm në një rast, bëhet fjalë për Shukri Bujën, ish-kryetar i Lipjanit.

Ai tha se ka një rast që trajtohet që nga viti 2004, dhe akoma është në fazën e grumbullimit të informatave ani pse afati për grumbullim të informatave është vetëm 30 ditë.

“… personi i dyshuar nga ajo kohë deri tani mbetet në evidenca penale, dhe është shkelje flagrante e të drejtave të personit”.

Sipas Musliut, ka një rast që ka zgjatur dhjetë vite deri në shpallje të aktgjykimit.

 

Të ngjashme