Oda e Infermierëve telegram ngushëllimi për vdekjen e infermieres Shkurte Geca

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Infermierja e Spitalit të Pejës, Shkurte Geca, ka ndërruar jetë sot si pasojë e sëmundjes Covid-19.

Oda e Infermierëve të Kosovës ka ngushëlluar familjen e të ndjerës dhe kolegët e saj.

Telegram ngushëllimi nga OIK:

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta infermierja nga Peja, Shkurte Geca, e cila ishte e prekur nga COVID-19.

Geca, me përkushtimin më të lartë, deri në vdekje, i sherbeu pacientëve dhe vendit.

Në emrin tim dhe Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes së Znj. Geca.

Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!

Sinqerisht,

Naser Rrustemaj

Kryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës

Të ngjashme