OJQ IDEA mbajti panelin me temën, “Bashkëjetesa ndëretnike në Prizren”

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Organizata Joqeveritare IDEA me seli në Prizren, në kuadër të projektit , “Unë, tjetri dhe përtej” e cila është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit realizojë aktivitetin e panelit ku tema ishte “Bashkëjetesa ndëretnike ne Prizren”.

Në këtë organizim, si panelist ishin të ftuar: Nënkryetarja për komunitete në Komunëne Prizrenit, MemnunaAjdini, Kuvendari nga radhët e komunitetit turk në Kuvendin e Prizrenit, CengizÇesko, Kuvendari Ilir Gashi dhe Përfaqësuesi i Shoqërisë civile, EdisGalushi

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i OJQ IDEA-së, BayramPomak tha se Prizreni, vendi ku jetojmë dhe veprojmë mbetet një ndër shembujt më të mirë për të treguar se si mund të jetohet e të veprohet në mes të dallimeve.

“Prizreni ynë, vendi ku jetojmë dhe veprojmë mbetet një ndër shembujt më të mirë për të treguar se si mund të jetohet e të veprohet në mes të dallimeve. Pasi që të njohim dhe kuptimsojmë me ato nuk do të jenë vetëm copë gurësish, apo materiale ndërtimore, por do të zhytemi në shpirtin e tij dhe do të njohim e do të kuptojmë shpirtin e Prizrenit. Nga koha që do të fillojmë njohim dhe kuptimsojmë këtë shpirt, njashtu do të fillojmë edhe të kuptojmë harmonin dhe ndërthurjen e ujërave të lumëbardhit me Ezanët dhe kambanat e kishës. Neve dhe gjeneratave në ardhje i takon përgjegjësia që të jetojmë e të jetësojmë kulturën e cila është ndërtuar nën vetëdijen e një civilizimit të tillë shekullor”, shtoi Pomak.

Më pas programi vazhdoi me rrëfimet e panelistëve në lidhje se si e shohin ata këtë dukuri në shoqërinë ku jetojnë ku dhe treguan raste ku ata janë diskriminuar etnikisht.

Programi vazhdoi me pyetjet e pjesëmarrësve. 

Në fund nga paneli u përcoll mesazhi se si Prizreni është një qytet shembull dhe model unik i bashkëjetesës ndëretnike ku toleranca ka një përhapje të madhe në shoqëri, bashkëjetesa ndëretnike në vendin tonë është një model për gjithë aspektet e elementet, aktorët e faktorët e shoqërisë . Madje mesazhi që na përcjell bashkëjetesa është në dobi dhe në funksion të zhvillimit të politikës dhe të vlerave morale të njerëzve tanë.

Ndryshe ky ishte aktiviteti i tretë i Projektit, “Unë, tjetri dhe përtej”, ku në kuadër të projektit është realizuar workshop dhe aktiviteti, “Nata e Filmit”.

Implementimi i këtij projekti kishte për qëllim të kontribuoj në objektivin e thirrjes publike e cila parasheh një fushatë ndërgjegjësuese për rendësin, tolerancës ndëretnike mes të gjithë komuniteteve që jetojnë në Prizren.

Kjo do të arrihet me një varg aktivitetesh të cilët do të jenë të fokusuar po këtë fushë ku do të marrin pjesë një numër i caktuar i të rinjve nga gjashtë komunitete që jetojnë në Kosovë, konkretisht në qytetin e Prizrenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme