OKB: Ndihmë Irakut për të gjetur prova të krimeve të luftërëve nga IS-i

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 09:19 | Nga

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka aprovuar një rezolutë që i udhëzon hetuesit e OKB-së, të ndihmojë Irakun që të grumbullojë prova, për të nxjerrë prova të krimeve të luftës kundër grupit militant Shteti Islamik.

Këshilli ka votuar unanimisht për të krijuar një grup hulumtuesish, që do ndihmojnë Irakun në provat “që mund të numërohen si krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, të kryera nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

“Është një moment historik për të gjithë ata që kanë luftuar për drejtësi, për viktimat e krimit të kryera nga IS-i”, ka thënë avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim al -Jaafari, e quajti këtë rezolutë “ fitore të drejtësisë, të njerëzimit dhe fitore të viktimave”.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, ka pushtuar pjesë të Irakut në vitin 2014, dhe ka shpallur kalifatin e saj nën ligjet e islamit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme