“One Kiss” i Duas dhe Calvinit për të dytë javë në vendin e parë të top listave botërore

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 11:12 | Nga

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë ditë më parë solli këngën “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harrisin.

Kënga duket se po mirëpritet aq mirë prej fansave, sa që për të dytën javë mbetet në vendin e parë të top listave botërore.

Kështu së paku pohon ajo përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe një imazh prej klipit që po e xhiron për këtë këngë.

“ONE KISS numër një për të dytë javë! Përshkrimi është pothuajse i njëjtë së bashku me fotografinë dhe është një arsye më tepër që të sjellin një videon me Calvinin”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Instagram.

Duket se një pjesë e këngës po xhirohet në shkretëtirë nga ku edhe ka sjell disa fotografi 22-vjeçarja.

Theksojmë se hiti i dyshes së lartcekur deri më tani është dëgjuar mbi 37.6 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Lipa gjatë verës do të performojë në Kosovë në festivalin “Sunny Hill Foundation”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme