10 pika të rëndësishme kur flasim për Asociacionin

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 18:40 | Nga Besnik Tahiri

Tashmë, kur zërat për themelimin e Asociacionit po shtohen, vendit i duhen pozicione të qarta dhe unike, politike dhe publike.

Me këtë rast po ndaj dhjetë pika që i konsideroj të rëndësishme me i trajtu kur flasim për këtë temë:

  1. Kushtetuta e vendit e garanton të drejtën e themelimit të më shumë se një asociacioni;
  2. Sistemi politik është njëshkallësh, në dy komuna ka përgjegjësi asimetrike;
  3. Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe ai për Bashkëpunim Ndërkomunal (BNK), rregullon në esencë menyrën e bashkëpunimit në mes të komunave;
  4. Legjislacioni për vetëqeverisje lokale garanton të drejta ekskluzive për komunitetet; ndërkaq ai për financa, të drejtën e financimit nga donacionet;
  5. Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka një vendim kushtetues që reflekton qartë pikat që bien në kundërshtim dhe rrugën që duhet ndjekur;
  6. Nuk ka nevojë për zhvlerësim të marrëveshjes ndërkombëtare, por qartësi për statutin e Asociacionit në linjë me rekomandimet e GJK-së;
  7. S’duhet të ketë dykuptimësi, por qartësi milimetrike;
  8. Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale; as njëetnik, duke rrezikuar karakterin multietnik të Kosovës;
  9. Asociacioni nuk mund ta minojë rolin kushtetues në shtetin dhe sistemin politik e qeverisës në vend;
  10. Të punësuarit nuk mund të jenë shërbyes publikë, ngase atëherë kjo duhet të akomodohet si strukturë/nivel qeverisës.

Përkundër dallimeve politike e ideologjike për çështjet e interesit nacional, nuk mund të kemi dallime, e aq më pak indiferencë.

Të ngjashme