Albin, qytetarët nuk ju votuan t’i gjobitni nga 5 euro

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 23:12 | Nga Hykmete Bajrami

Kam pritur se kundër taksës së re prej 5 euro do të dalin të gjithë deputetët e Vetëvendosjes. Natyrisht, edhe kam pritur reagim nga Albin Kurti, i cili si Kryeministër po gjen kohë për gjithçka – për takime me Vucicin, për shëtitje në Athinë – por jo për hallet e qytetarëve.

Madje, po heshtë edhe Presidentja fuqiplotë e Republikës, zonja Osmani, e cila në vizitën e saj zyrtare si UD presidente e pati kritikuar rëndë Ramën për taksën rrugore, e cila po ashtu është 5 Euro.

Pra, pushteti i Vetëvendosjes që premtonte edhe heqjen e taksës rrugorë të Shqipërisë, tash çohen e iu vendosin dënime qytetarëve prej 5 euro për një letër ngjitës.
Vetëvendosje dhe pushteti i Albin Kurtit premtonte luftë kundër krimit dhe korrupsionit ndërsa tash po japin shumicën e tenderëve pa i respektuar procedurat. Herë, herë po ua japin tenderët edhe ish-punëdhënësve të zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Vetëvendosje dhe Albin Kurti premtonin luftë kundër varfërisë ndërkohë sot kanë nisur të kujdesen për oligarkët.

Dikur thonin se kushërinjtë janë për dasma e sot janë ulur këmbëkryq në institucione kushërinjtë, nipat e mbesat.

Për çdo ditë, Vetëvendosje dhe Albin Kurti po e dëshmojnë se i kanë mashtru votuesit e posaçërisht pleqtë, mjekët, fëmijët.

Kryeministër kur do të takoheni me Aleksander Vuciqin?

Të ngjashme