Armiku më i madh i Kurtit në Qeveri është ish-Albini në opozitë

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 19:47 | Nga Artan Behrami

Për dy dekada, përmes një retorike nacionaliste, populiste Albin Kurti ka krijuar pritje mbinjerëzore, të parealizueshme dhe të pazbatueshme.

Pas vetëm një viti, qytetarët kanë filluar të këndellen nga hipnoza, nga magjia dhe nga mësyshi.

Tani e kanë parë që Kurti nuk është ai gjeniu që bënte mrekulli me fjalime populiste në opozitë.

Kurti nuk është shëruesi i të gjitha dhembjeve dhe zgjidhja për të gjitha problemet e shtresuara në tri dekadat e fundit.

Kurti nuk është frenuesi i ikjes masive të të rinjve, nuk është adresa e zhvillimit ekonomik dhe as e punësimit.

Kurti nuk është nyja e përbashkimit kombëtar e as avancuesi i marrëdhënieve me hemisferën shqiptare.

Qytetarët e Kosovës janë mjaftueshëm të emancipuar politikisht sa të shohin që brenda një viti qeverisës nuk kishte asnjë arritje të prekshme, të matshme!

Albini në opozitë ishte armiku më i madh i Kurtit në Qeveri!

Ai nuk arriti t’i jetësojë as 5% të pritjeve që në mënyrë artificiale vetë i kishte krijuar.

Të ngjashme