Deri më sot vetëm VV ka organizuar protesta, Qeverinë me praktikanta e ka kapë paniku

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 10:36 | Nga Sali Rexhaj

Protesta e qytetareve dje ishte madheshtore per kohen kur ndodhi, ne pandemi dhe ne mes te dimerit karrshi nje qeverie e cila per here te pare po perballet me protesta kunder saje, sepse deri me sot VV ka organizuar vetë protesta, dhe tani qeverine e saj me plot njerez te paafte e praktikanta e ka kapë paniku.

Por ne te ardhmen protestat duhet te organizohen me mire dhe te shmangen perplasjet e protestuesve me policine.

Organizatoret duhet t’i lajmerojne ato ne baze te ligjit, si dhe te pershkruhet me saktesi koha kur fillojne e kure mbarojne, vendi ku tubohen dhe marshuta si dhe te pergaditet bina per fjalime. Keshtu garantohet liria e siguria e protestueseve, po edhe liria e levizjes se lire te qytetareve gjate aktiviteteve te tyre. Edhe policia ofron siguri per protestues pa veshtiresi.

Keshtu shmangen provokimet nga te dy palet, si nga protestuesit ashtu edhe nga policia, dhe protestat e arrijne qellimin e tyre pa u perplase as lenduar askush.

Protesta ku rrahen policet e demonstruesit me te plagosur e te vrare dhe ku i futet flaka shtetit, siq bente VV me dekada, i takojne te kaluares. Askush nuk i don ato sepse huqet qellimi kryesor per te cilin protestojne qytetaret.

Policia poashtu duhet te jete e kujdeseshme, nuk duhet te bejne dallime karrshi protestuesve siç ndodhi kete jave. Disa protestues u lejuan qe te mbajne fjalime ne shkalle te qeverise, ndersa protestuesve tjere iu ndalua kjo pune. Ligji duhet te zbatohet njejte per te gjithe.

Protesta edhe me te medha protet qe te ndodhin, sepse kjo qeveri ka premtuar shume dhe me mashtrime e rrene i ka fituar votat, tani pasi ata i kan shkele parimet e kauzat, kuptohet se qytetaret u kerkojne llogari.

Lehte eshte te premtohet bashkimi kombetar, lehte eshte qe te thuhet jo negociata po vetvendosje, lehte eshte te thuhet se lirihen çmimiet, lehte eshte qe te premtohet zhdukja e krimit e hajnise…e njemije premtime tjera, por eshte veshtire, eshte e pamundur qe ato premtime te realizohen.

Prandaj ka ardhe dita me dhene llogari kjo qeveri.

Të ngjashme