Dua Lipa e papërshtatshme për doktrinën “Krejt dhe Drejt”

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 14:48 | Nga Faton Avdullahu

Asketizmi kulturorë talebanesk i mendësisë qeveritare Kurti 2, është ajo që e dëboj Dua Lipën nga Prishtina.

Nga kjo mendësi e përçudnume Dua Lipa u dëbua edhe një herë nga vendlindja e saj. Si duket, për këtë Qeveri, Dua Lipa nuk është shpirti dhe fryma artistike që e ka sjell në pushtet këtë Qeveri, as që e ka ndihmuar ‘çlirimin’ e Kosovës me 14 shkurt.

Prandaj ajo nuk bën për Prishtinë. Gjithashtu sipas kësaj Qeverie, rinia e Albin Kurtit, sidomos ajo në Prishtinë, e cila e votoi mbi 70 %, meritojnë elemente “të shëndosha artistike”.

Këta qeveritarë nuk duan art muzikor përziem me biznes, me përfitime, me bileta të shtrenjta, me blerje tokash, etj. Jo. Arti dhe përfitimi sipas tyre nuk shkojnë bashkë.

Prandaj Kurti i prirë nga ky puritanizëm kulturor që i përngjan Revolucionit kulturor kinez tha “Jo”.

Ky është atentat kulturor maucedunian në mes të Evropës.

Kështu “Sunny Hill” bëhet “Deserted Hill” e Dua Lipa artiste disidente e papërshtatshme për vendin e ri dhe doktrinën “Krejt dhe Drejt”.

Të ngjashme