E mjera ajo që jeton me neve!

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 18:44 | Nga Arben Rugova

Këto ditë me ranë ne sy gjithfarë komentesh rreth vajzës së mitur nga Drenasi, asaj të mjerës që është pjesë e nje shoqërie në zhvillim, gjysmë primitive e gjysmë moderne (të çakorduar).

Mu kujtuan edhe te tjera vajza te mitura e te rritura qe jane ngacmuar e keqtrajtuar seksualisht keto 20 vjetet e fundit, ne shkolle, universitet, sektor publik e privat – per note, per nje vend pune, per avancim ne pune dhe arsye tjera qe u sillen neper mend idioteve qe logjikojne si puna e atij hoxhes qe e shfrytezon edhe perdhunimin e nje femije per te shitur moralin fetar dhe manipuluar me injorantet.

Thua qe neve te tjeret qe nuk jemi “besimtar te devotshem”, jemi te pamoralshem dhe ka mbetur ai me shoke t’iu tregoje njerezve sesi te vishen, çfare te hane dhe çfare te pine!

Pastaj lajmerohen dijetar te tjere te Facebook-ut (budallenjte e Umberto Eco-s) qe paragjykojne te gjithe mesuesit e policet, i shohin si perdhunues!

Disa media thyejne çdo parim gazetarie, dhe pa fije etike nxjerrin foton e te mitures, sepse e dine qe pas fjales se atij “dijetarit” (qe kujton se femrat jane dy kategorish ose me dimi ose prostituta) ka edhe te tjere te interesuar te shohin viktimen se si eshte dukur, si eshte veshur, e ka pasur fundin mbi gju apo nen, dhe paragjykime tjera me instikt kafsheror – qe i japin vetes te drejte te keqtrajtojne kedo qe ata e paragjykojne si provokuese e te pamoralshme.

Domosdo lajmerohen ata qe jane pergjegjesit kryesore te kesaj situate – klasa politike, qe “reagojne ashper” dy-tre dite me statuse ne FB dhe foltore te Kuvendit, por qe deri sot nuk kane arritur te deshmojne se e duan Kosoven nje vend ku vertete sundon ligji dhe eshte i barabarte per te gjithe.

Pak kush merret me drejtesine!
Me rastet e ngjashme e te tjera qe nuk jane hetuar apo rrine neper sirtaret e prokurorive e gjykatave “ne mungese dedhmie”

E viktima dhe shoqeria e shendoshe mbrohet e ndertohet vetem me drejtesi.

Prandaj ajo vajze, e jona, eshte e mjere ne mesin tone, sepse gjysma jone eshte primitive dhe kujton se per te pasë moral eshte i domosdoshem besimi fetar, dhe eshte gjysma tjeter e jona e çakorduar qe nuk arrine te ndikoje per te futur ne binare rrugetimin tone dhe ballafaqimin me fatekeqesite si kjo.

Rastet e ketilla te bera publike, sepse dyshoj qe ka edhe shume raste te tjera si kjo, reagimet publike te arsyeshme (joparagjykuese) do te duhej te mbylleshin me veprime te shpejta dhe te derejta te drejtesise, pa debat ne Kuvend.

Per shoqeri te zhvillura, jo si kjo e jona, feja nuk eshte as e nevojshme as e mjaftueshme per moralin. Feja dhe morali nuk jane sinonime.

Danimarka dhe Suedia jane vendet më pak fetare në botë dhe kane nivelin më të ulët të krimit të dhunshëm (dhe te korrupsionit) në botë. Dhe kete mireqenie nuk e ka sjelle as ateizmi (jo-fetarizmi), por arsyeja e shendoshe, siguria sociale dhe zbatimi i ligjit atehere kur ka munguar arsyeja, ne menyre qe keiminelet te mendohen dy here perpara se te kryejne nje veper kriminale.

Prandaj, neve si shoqeri do ngelim gjyse-gjyse dhe nuk do te mund te perparojme kurre derisa drejtesia te jete selektive, derisa politikanet e korruptuar do te jene te paprekshem, derisa 20-30 perqind e jona do te jetoje ne varferi, derisa femra shqiptare, nje pjese e madhe, do te vuaj nga mentaliteti i Sheriatit e Kanunit, derisa femrat si kjo vajza e mitur nuk e kane guximin te raportojne keqtrajtimin, derisa neve si meshkuj nuk dalim ne anen e nenave, vajzave dhe grave tona dhe te respektojme barazine gjinore ne shtepite tona, te protestojme ne rruge dhe te kerkojme pergjegjesi prej institucioneve (sidomos atyre te drejtesise).

Llafe e seminare jemi ngopur! Ligj!

Të ngjashme