IKShPK dhe Osmani, dy veglat e punës të kryeministrit Kurti

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 14:09 | Nga Berat Buzhala

Pasiqe i shkaktuan qindra vdekje, pasi demonstruan paaftesi totale profesionale, pasi nje pjese qytetaret e kuptuan gabimin qe e kishin bere me 14 shkurt, pasi LVV po e sheh se si qendron ne sondazhe, tash ky subjekt politik, respektivisht lideri i saj, duke i perdorur veglat e tij qe i ka ne institucione te ‘pavarura’ po e pergatite terrenin per t’i shtyre zgjedhjet, per te shpetuar keshtu nga disfata totale elektorale.

I la dasmat dhe ahengjet, ama po don me i ndale zgjedhjet. Opozita e bashkuar duhet me shku me i shfrytezu ato pikat qe i kishte vendose LVV ne sheshin Nena Tereze edhe me kerku zgjedhje.

Cfare skenari i peshtire Albin, Vjose dhe Naser.

Vetem pak ore me pare shefi i stafit te Presidentes i sulmoi mediat qe e raportuan te verteten si “media te regjimit te klanit Pronto”, kur ato thane qe Vjosa po don me i shty zgjedhjet. Nuk vonoi as gjysem dite dhe plani doli cullak ne siperfaqe.

Cdo gje filloi me nje gjysem deklarate te Glaukut.

NJE POPULL NUK DUHET T’I NENSHTROHET NJE NJERIU (lexojeni me ze te Albin Kurtit).

Ne vend qe me e marre pergjegjesine per deshtimin, ne vend qe me e shkarku Ramdanin, Vitine dhe cdo kend qe eshte pergjegjes per deshtimin, Kurti po e çon marrezine edhe nje hap me tutje. po i merr keshillat e tyre dhe po e vret demokracine.

Paramendojeni: Cdo dite mijera qytetare “shkojne e votojne” ne qendra ta vaksinimit. Aty takohen me njeri tjetrin, qendrojne ne distance minimale, mirepo te njejtit nuk paska mundesi qe me maska me shku me votu.

Moto e Washington Postit eshte: Demokracia vdes ne erresire. E sakte. Kjo nenkupton qe demokracia vdes kur vendimet merren neper terr dhe pa transparence.

Me muaj te tere telallet e LVV’se na tregonin qysh po mbahen zgjedhje ne Izrael dhe kudo neper bote, ani pse kishte pandemi. tash te njejtit e kane ulur koken dhe nuk bezejne. Disa jane rehatuar neper institucione, disa te tjere neper borde e shume te tjere presin te rehatohen.

Të ngjashme