Këtu ku liria shihet si dhuratë nga jashtë

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 12:06 | Nga Ahmet Jashari

Këtu ku liria shihet si dhuratë nga jashtë dhe jo si sakrificë nga brenda, ku çlirimtarët varin veten pa bukë e ish – bashkëpunëtorët e armikut flasin me zë të lartë, ku flamuri shtetëror hedhet si leckë e flamujt e shteteve të tjera ngrihen lart…

Këtu ku presidentja në vend të unifikimit del si përçarësja më e madhe, ku qeveria zgjedhet prej atyre që jetojnë jashtë vendit, ku pushteti bën të kundërtën e asaj që kishte premtuar, ku opozita s’ka kauzë as guxim, ku shumica nuk kanë mendim të vetin për asgjë e debatojnë për gjithçka, ku shpresohet në bekimin e Zotit për ta rrahur hoxhën që nuk falet sikur ekstremistët, ku kafenetë janë plotë e fabrikat e shkatërruara, ku bërlloku hudhet nga ballkoni i banesës dhe dritarja e veturës, ku debatet televizive dominohen nga njerëz që paraqesin modelin më të keq shoqëror.

Këtu ku jetohet me ëndrrën për të ikur…

Të ngjashme