Nëse pandemia zgjat deri në qershor, humbjet 1 miliard euro

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 10:25 | Nga Ramiz Kelmendi

Pandemia globale Covid 19 apo koronavirusi, po ndikon thelbësishtë në tërë shoqërinë dhe ekonominë, por sa do zgjasë do varet edhe nga masat dhe respektimi i tyre.

Masat në fillim ishin më të lehta dhe numri i të infektuarve ishte i paktë, masat u ashpërsuan ndërsa numri i të infektuarve u rrit dhe vijon të jetë i njejtë.

Rregull e thënë matematikisht: I infektuari i fundit në Kosovë + 3 javë izolim.

I infektuari i fundit në shtetet fqinje + 3 javë hapje kufinjësh tokësorë, ajrorë.

Prej kësaj rezulton më se e nevojshme të analizohen masat e marra, se a janë adekuate apo duhet ashpërsuarë më shumë.

Sipas rregullës Matematikore duhen masa tjera (që ishte dashur të jenë në aplikim nga fillimi) që një javë të jetë ndalesë e tërësishme e lëvizjes së lirë në tërë territorin e Kosovës, për të pasur sa më shpejtë të infektuarin e fundit, pastaj të vazhdohet me masat javore të lehtësuara, (pra këto masa që tani po aplikohen).

Sipas rregullit matematikor, po të kishim sonte të infektuarin e fundit (26.04.2020), atëherë mund të konstatohej se plus pas 3 javësh do e kemi zhdukur Pandeminë, pra data (16.05.2020), për çdo ditë plus keni datën e fundit +.

Duke i ditur se deri në fund të muajit Maj humbjet në Buxhet të Kosovës janë mbi 300 milionë euro, humbjet të sektorit privat drejtpërdrejt mbi 200 milionë euro, humbjet e brutoproduktit vendor mund të arrijnë vlerën mbi 1 miliard euro nëse pandemia zgjatet deri në qershor.

Këto masa janë të nevojshme edhe për çështje humane- Psikologjike, stresi i qëndrimit mbyllur, stresi i infektimit gjatë levizjeve, stresi duke ngulitur pamjet në numrin e të infektuarve, të vdekurve, fobija e ambienteve të mbyllura, mungesa e shokëve, miqve dhe të dashurve etj.

– Nuk mjafton fjala, ju lutemi rrini në shtëpi

– Nuk mjafton fjala mbani distancë

– Nuk mjafton fjala pritni mbështetjet financiare për të punësuarit

– Nuk mjafton fjala pritni mbështetjet financiare për biznese

Duhet vepruar të gjithë sektorët Qeveritarë me metodat që japin sukses, e jo të mirret krahasimi, jemi më të mirët në rajon kur dihet se vetëm dëmtimet në shëndetin e qytetarëve dhe në ekonomi e dëmtojne Kosovën, e jo e tërë përgjegjësia të bartet tek sektori shëndetësor, i cili edhe ashtu ka obligim të jetë në vijën e parë të frontit.

Duhet vepruar me zgjuarësi, qëndrime dhe trimëri.

Të ngjashme