Për vajtuesit e Vetëvendosjes

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 15:49 | Nga Valon Syla

Kosova u themelu si shtet me 2008, ne vitin e krizes globale ekonomike, qe njihet ndryshe edhe si “Recesioni i Madh”. Pa asnje njohje, me shume probleme: lloq, terr dhe me buxhet minimal, qe mezi mjaftonte per ekzistence. Perkunder kesaj, klasa e atehershme politike nuk vajtoi. Nuk u demoralizua dhe nuk lypi pretekste per mospune.

Kosova madje u be nje prej vendeve me me se shumti investime kapitale ne rajon, pa borxh te jashtem. Punoi dhe e trefishoi buxhetin, qindfishoi njohjet dhe stabilizioi institucionet, ani pse me shume telashe.

Nderkohe, ne vend se ta pranonte pavaresine e Kosoves, Albin Kurti e akuzonte qeverine qe nuk po di ta menaxhoje vendin ne ditet e tij te para dhe ne mes te krizes boterore ekonomike. Pati shpalle hajna, tradhtare e oligarke.

Vetem rrethanat kurre nuk i pati permende. Po du me thane qe Albin Kurti kurre nuk i ka marre parasysh rrethanat e 1999 dhe 2008, qe kane qene shumefish ma te veshtira sesa tash. Eshte koha qe ai te perballet me monstrumin e pritshmerive qe ai bashke me shoke per 15 vite e ka ndertu mbi rrena, mashtrime dhe akuza gallopante.

Per 15 vite, Albin Kurti kerkoi makro-shengen kombetare jo mini-shengen ballkanik, aleance ballkanike kunder Serbise, bashkim kombetar me Shqiperine, vendosje reciprociteti me Serbine, ndryshim te flamurit te Kosova Petrollit dhe sot pa fije turpi ai bashke me enturazhin e tij mafioz i kane braktisur te gjitha keto.

Per cdo njeri te ndershem e me mendje te patrullosur, e verteta eshte e qarte: Albin Kurti nje prej mashtrueseve me te medhenje e genjeshtareve me te pacipe ne historine e Kosoves, se paku, nga fundi i Luftes se Dyte Boterore e kendej.

Të ngjashme