“Po vjen ndryshimi”, Kosova është kthyer në shtatorin e vitit 1999

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 11:47 | Nga Milaim Zeka

Agim Bahtiri, Kryetar i Mitrovices: “Kemi me ua q… nanen”!

Kryetari i Podujeves, Shpejtim Bulliqi, ideatori dhe rregulluesi i demarkacionit me Malin e Zi, pasi e “mbaroi” kete problem kombetar, tash po ju hyne boksa qytetareve ne shtepi te shendetit.

Ama, lideri shpirteror, Albin Kurti, ja vuri kapakun, interesant bash ne Shtime. Do t’i zbrapsim kriminelet, tha. Nuk permendi as Aleksander Lumezin me emer, as Devollet me oligarke te tjere. Nuk permendi se me njerin oligark ishte bere mik, pak me pare, pak duke ja ngule Baton Haxhiut.

Dhe krejte ne fund: Si ka mundesi qe nje zyrtar i larte i VV-se mu ule ne studio tv Dukagjini, e me deklaru qe “partia e tije po zbaton ne menyre rigoroze rregullat anticovid”! Boll rrenc ashte Edi Rama, ama veq sa tha qe edhe PS ne Shqiperi po i shkele keto rregulla! Tmerr.

Ashte e vertete qe politika e vjeter ka bere shume gabime, ama e kam nje shqetesim serioz: A mundet me ardhe ndryshimi permes rrenave, mashtrimeve, e mbi te gjitha, permes krijimit te strehimores per te gjithe bozhobozuket e partive te vjetra, qe jane futur ne VV, jo per ndryshime, jo per parime, por vetem se qysh thoshte Kadri Veseli “ju kane hargju karamelat”! Hashimit i kishte mbaru bollguri. Pacollit, te cilin e konsideronin bankomat, ju kishin hargju kartelat.

Ramushi nuk kishte pare edhe per kravata e puro kubaneze, edhe per ata “idealistate e kombit”

Albini e ka shenderru partin ne nje tren shinobusi. Ishalla nuk i del nga binaret, se te parin qe do ta lendoje eshte vet ai…

Kosova eshte kthyer ne shtatorin e vitit 1999!

Të ngjashme