Rimëkëmbja ekonomike, skenarët realë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 22:25 | Nga Egzon Kastrati

Shëndeti ekonomik është prioritet kyç i të gjithave, përfshirë qeveritë e shteteve, organizatat ndërkombëtare ekonomike, finaciare, bizneset, individët. Masat e ndërrmarrura në kuadër të pandemisë kanë “paralizuar” jetën ekonomike duke rritur kosotot dhe krijuar desktruvitet në operim të industrive të caktuara, rritje të papunësisë dhe tkurrje të ofertës dhe kërkesës agregate si oponente kyçe të ekonomisë së tregut.

Kosova ka ndërrmarrur masa preventive si shumica e vendeve të tjera për ruajtjën e shëndetit në radhë të parë e më pastaj edhe funksionimit të ekonomisë ku do t’i analizojmë tri skenarët reale: Injektimi i fondeve emergjente nga qeveria mbi 300 milion euro për rritjen e kërkesës agregate në ekonomi, konkretisht rritjën e kërkesës për konsum gjë që afekton drejtpërdrejt funksionimin e bizneseve sidomos atyre të vogla, rritjen e kërkesës monetare (për kredi) që rrjedhimisht ofron potencial më të madh investues që rrjedhimisht ruan sado pak stabilitetin e tregut të punës dhe ofron mundësi të reja për gjenërim të vendëve të reja të punës, mekanizmat stimulativ të rritjës së tendencës marzhinale në investime dhe në kosum në të njejtën kohë duke ruajtur stabilitetin e çmimeve për të shmangur inflacionin (rritjën e përgjithshme të nivelit të çmimeve).

Ky lloj skenari quhët edhe qasja intervensioniste e shtetit në ekonomi për të ruajtur rrjedhën e funksionimit të saj. Skenari i dytë -“Kosovarizmi” i fondit të pensioneve, injektimi i atyre mjeteve në funksion të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës, duke u përdorur si fonde investive në operacionet e tregut të hapur nga qeveria gjatë emitimit të letrave më vlerë. Shitja e këtyre letrave më vlerë tek ky fond dhe në përiudha të caktuara varësisht nga nevoja dhe lëvizja e ofertës monetare dhe kërkesës monetare t’i blej dhe rrjedhimisht të bëhët rrethxhirimi i këtyre parave brenda ekonomisë së vendit.

Skenari i tretë – Fuqizimi i sektorit privat e konkretisht sektori i prodhimit më qëllim të mbulimit të tregut me produkte vendore duke zvogëluar diskrepansën ndërmjet eksportit -importit duke zbehur deficitin tregtar, kjo do të mundësoj tërheqje më pak të parasë nga qarkullimi dhe injektim të saj në funksion të sektorëve të ekonomisë së Kosovës.

Promovimi dhe krijimi i një strategjie të investimeve përmes 3 llojësh stimuj -fiskal, finamciar dhe jofinanciar duke krijuar një mjedis të sigurt dhe atraktiv për investitorët të cilët në mënyrë automatike do të ndikojnë në produktivitet dhe rritje të punësimit. Rëndësi të madhe ka edhe ruajtja e trendit të remitencave sidomos për sektorin e konsumit dhe ndërtimit ku mbi 87% e këtyre mjeteve destinohën në këta sektorë. Ekonomia është fushë qëniesore për funksionimi e një shoqërie dhe shteti. Shendeti+Ekonomia=Shoqëri e qëndrueshme.

Kosovës më shumë se kurrë i duhen “heronjët shëndetësor” si dhe ideatorë dhe ekspertë ekonomik për ta ruajtur mirëqenjen dhe për të siguruar një barazi shoqerore në shperndarjen e të ardhurave.

Të ngjashme