Shpresat e mëdha sjellin zhgënjime të mëdha

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 21:47 | Nga Altin Ahmeti

Natyra nuk duron revulucionet apo të ashtuquajturat të tilla, synimet e të cilave janë përmbytja dhe zëvendësimi i një rendi kushtetues me një tjetër, përmbytja dhe zëvendësimi i një klase, kaste etj etj.

Ato edhe mund të ndodhin, por jetëgjatësia e tyre përveç se është e shkurtër, shoqërohen nga fundi i njejtë. Dështimi i Plotë.

Natyra mbështetë plotësisht evulimin hap pas hapi, apo atë që në gjuhën politike quhet Reformë.

Në gjuhën shkencore përmendet si evulucion, darvinizëm etj etj.

Reformat japin rezultate.

Po për rezultatet e reformave duhet pritur.
Nëse kryhen nga një klasë politike që është në pushtet një apo qoftë edhe dy mandate, në shumicën më të madhe të rasteve, rezultatet i marrin të tjerët që vinë më pas.

Në vendet demokaratike dhe me tradita të gjata shtetërore kjo është normale.

Reformat e kryera nga Margaret Theçer në Britani i shijoi Partia Laburiste e Tony Bler.

Apo në Usa, kur reformat e kryera nga Presidenti Regan dhanë rezultate në mandatin e Presidentit Klinton.

Koha më e afërt për një shembull të tillë mund të jenë reformat dhe kontrolli i shpenzimeve nga Presidenti Obama, që tërhoqi pjesën më të madhe të Ushtrisë Amerikane nga Iraku dhe Afganistani.

Rezultetet nga shkurtimi i shpenzimeve për luftra dhe reformat e tjera, ai filloi ti marë në vitin e fundit të mandatit të dytë presidencial apo i mbetën për ti përdorë për markenting Presidentit Tramp.

Ashkush nuk është supermen apo super i aftë që për një mandat apo dy, të krijojë një Zvicër apo Gjermani prej vendit të varfër.

Shembuj të tillë kjo botë nuk ka parë dhe nuk do shohë për këtë arsyen e thjeshtë.

Demokracia dhe zhvillimi ekonomik duan vite dhe reforma dhe nuk janë vetëm zgjedhje.

Janë mënyrë jetese.

Ndaj, vazhdimësia e shtetit dhe instancave të tija, mbetet pjesa më e rëndësishme në këto shtete demokratike,ku partitë politike pajtohen të luajnë brenda këtyre rregullave.

Krejt e kundërta po ndodhë në vendin tonë, ku partia që pritet të fitojë, zhgjedhjet normale për qeverisje po i trajton qëllimshëm si referendum popullor.

Për më tepër, zgjedhjeve normale i jep dhe karakter historik duke mëtuar realizimin e një revulucioni dhe zgjedhjen e menjëhershme të problemeve shoqërore.

Identike me vendet që janë përballur me trauma të tilla shoqërore, ku para të ashtëquajturave revulucione, ju paraprinë një periudhë e Nihilizmit ekstrem.

Njësoj kishte ndodhur në Francë më 1789 apo para Revulucionit Rus në vitin 1917. Njësoj dhe në vendet e Europës Lindore pas vitit 1945, ku u pretendua se është kryer revulucion shoqërorë dhe punëtorët janë klasa që udhëheqin me shtetin.

Nihilizmi në këto vende, para revulucionit u kthye në rrymën kryesore, qoftë tek partitë, sindikatat apo tek qytetarët e paparfshirë.

Sepse nëse nuk mohon gjithçka çka është ndërtuar në vend, nëse nuk zeron gjithçka pozitive, stë mbetet arsye se pse një palë zgjedhje të thjeshta do ti shpallës historike dhe revulucionare.

Nihilistët në Kosovë e kanë bërë praktikë të mbitheksojnë që asgjë nuk është bërë për 20 vjet dhe kjo është arsyeja se pse duhet të vinë në pushtet.

Kush mund të kundërshtojë faktin se në Kosovë Nihilizmi ka marrë përmasa të rrezikshme, duke hedhur poshte cdo gjë???

Nihilizmi, negativizmi, shkatërrimi i shpresës dhe mohimi i cdo gjëje vërehet sapo të hapësh sytë nga gjymi ndërsa ankesa dhe qaravitja është kthyer në sport kombëtarë.

Të gjithë duan ta braktisin vendin për mungesë perspektive..

I çuditshëm mbetet vetëm fakti si përpihet kjo nga njerzit, veçmas nga ata që kanë përjetuar jo vetëm luftën por gjithë shkatërrimin e Jugosllavisë.

Nuk ka asnjë periudhë tjetër në Kosovë më të lavdishme se periudha nga viti 1999 deri më tani, në vitin 2021.

Me të gjitha të kqijat që na kanë përcjellë.

Kosova ra nën sundimi serb më 1912 dhe periudha që quhet koha e Shqipnisë së Madhe në kohën e Duçes, ishte e shkurtër. Nuk mund të shërbejë për krahasim.

Sapo u rikthye pushteti jugosllav, mbi 60 mijë shqiptarë nga Kosova u vranë vetëm në vitet 1945-1948 ndërsa qindra mijëra tjerë u detyruan të shpëngulen.

Këtë fillim të tmerrshëm pati populli ynë me pushtetin dhe shtetin që quhet Parajsa Jugosllave e Marshallit Tito.

Si ta krahasojmë me periudhën nga viti 1999 e këtej?

Nga apekti politik gjatë periudhës së socializmit jugosllav 1945-1990, vetëm 10 vite mund të jetë koha kur shqiptarët nuk u trajtuan si kafshë.

Por edhe gjatë kësah kohe nuk mund të flitej për liri politike dhe kombëtare.

Në vitin 1945, Jugosllavia e Titos shpalli shtetrrethim ushtarak e cila zgjati për shumë vite. Jo të korrurat në ara, por dhe pemët ishin të detyruar tia dorëzonin degës ushtarake. Ato numëroheshin.

Kjo zgjati deri në vitin 1966 kur Tito largoi nga pushteti ministrin e Brendshëm Aleksander Rankoviç, duke ia hedhur gjitha fajet për vrasjen, shpërnguljet dhe keqtrajtimin e shqiptarëve atij. Cdo e keqe sipas tyre ishte bërë nga ai, ndërsa Tito skishte pasur dijeni.

Pas rrëzimit të tij dhe dhënies së statusit të autonomisë Kosovës, falë rezistencës së qytetarëve, hapjes së Jugosllavisë etj, deri në vitin 1981 kur shpërthyen demostratat, shqiptarët në Kosovë dhe Jugosllavi patën një trajtim më njerzore. Por të pa krahasueshem me këtë që po jetojmë tani.

Kjo periudhë nuk ishte Parajsa Jugosllave e Titos as në aspektin ekonomik.

Nga 1.9 milionë banorë, vendi kishte vetëm 180 mijë të punësuar, përfshirë sektorin shoqërorë dhe privat. Më shkurt, punonte 1 person në 11 veta të aftë për punë.

Për më keq, pakica serbe, mbante 40 përqind të 180 mijë vendve të punës..

Kush mund ta shohë parajsën me këto parametra varfërie dhe punësimi??

Për vitin 90, kur Millosheviçi largoi pjesën më të madhe të punësuarve dhe aparteidin që instaloi dhe çoi në luftën e vitit 1999, nuk mendoj se ka nevojë ta shtjellojmë. Ishte mizerje.

Ndaj nihilistët e tanishëm për mendjet normale të këtij vendi, që zerojnë çdo të arritur, ngjajnë me personat e indoktrinuar nga dogmat fetare. Ska ndryshe.

Qëndron fakti se pushteti duhet ndërruar dhe askush nuk duhet të qeverisë më shumë se dy mandate.
Kjo ështe demokracia. Pushteti i trashe njerzit dhe duhen energji të reja për të vazhduar zhvillimin.

Por nihilizmi i skajshëm që është instaluar, bashkë me humbjen e shpresës, mohimin,në fund do i bjerë mbi kokë atyre që e instaluan dhe promovuan.

Shpresat e mëdha sjellin zhgenjime të mëdha.

Vendi jonë ende ka probleme substanciale, që do duhen vite e vite për t’iu dhënë zgjidhje, ndërkohë që qytetarëve i janë premtuar zgjidhje me shkop magjik.

Kush do na durojë aq gjatë????

Të ngjashme